Flash News

E-TJERA

“Je rritur në prehrin e Enverit”, Bushati sqaron ‘përplasjet’ me Veliajn: Po të ishte i prekur s’do ulej me fëmijët e byrosë

“Je rritur në prehrin e Enverit”, Bushati sqaron

Analisti Andi Bushati sqaroi përplasjen që pati një ditë më parë në rrjetet sociale me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit publikoi një foto ku gazetari shfaqet me ish diktatorin Enver Hoxha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se Veliaj po bën propagandë dhe po mban standard të dyfishtë kur e cilëson djalë blloku, ndërkohë që siç tha ulet në tavolinë dhe qeveris me fëmijët e ish-byrosë politike.

 “Më vjen keq që në Shqipëri bëhet akoma politikë me biografi. Është propagandë dhe standard i dyfishtë; po të ishte vërtetë i prekur s’do ulej në një qeveri me fëmijët e byrosë politike.

Nëse e ke këtë standard, s’e zbaton vetëm me mua. Sot i kam kthyer përgjigje Veliajt, dikur edhe Berishës, duke besuar se njeriu nuk gjykohet për vendin ku ka lindur, por si ndërtohet”, tha Bushati.

“Je rritur në prehrin e Enverit”, Bushati sqaron

Të fundit