Flash News

E-TJERA

“Je shterpë”, debat me tone të ashpra mes Sulës dhe anëtarit të Kryesisë

“Je shterpë”, debat me tone të ashpra mes Sulës dhe

 

Endri Hasa, anëtar i kryesisë dhe deputeti i PD, Dashnor Sula u përplasën lidhur me situatën në të cilën gjendet PD zyrtare, për shkak të përçarjes së krijuar.

Të ftuar në Euronews Albania, Sula dhe Hasa nisën debatin kur, deputeti i tha Hasës se është vetëm anëtar i thjeshtë i kryesisë që ka shkelur ligjin duke marrë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Debati:

Sula: Ti je për SPAK mor çun; pa funksion je, një anëtar i kryesisë dhe ke marrë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm.

Hasa: Ti vetë ke kaluar te bojkoti, ike nga mbledhja e kryesisë. Pse nuk erdhe t’ua thuash anëtarëve të këshillit këto që mendon. Po bën një debat shterpë.

Sula: Unë jam pjellor gjithmonë. Këshilli kombëtar duhet të ishte lista e depozituar në gjykatë, ku ai nuk u çregjistrua kurrë si kryetar. E thirrje Bujar Leskajn në Këshill?

Hasa: Bujar Leskaj është anëtar i grupit të rithemelimit, nuk është pjesë e PD. Doni të bëni pis procesin.

Të fundit