Flash News

E-TJERA

“Jemi interesuar për ta vrarë”, i penduari i drejtësisë rrëfen planin për vrasjen e Altin Ndocit

“Jemi interesuar për ta vrarë”, i penduari i

Altin Ndoci rezulton i arratisur prej 13 janarit. Ndoci u arratis nga Spitali i Durrësit, pasi kishte shkuar për të marrë mjekim.

Gjatë dëshmisë në seancën e “Plumbit të Artë”, i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka rrëfyer planin për eliminimin e Altin Ndocit, i cili kishte dështuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Porosia, për ekzekutimin e Altin Ndocit, ishte bërë nga Erjon Alibej.

“Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e Nuredinit, por nuk e kemi realizuar”, u shpreh Hoxhaj.

Henrik Hoxhaj pranoi se kishte marrë pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, një krim i kërkuar nga Erjon Alibej, të cilin të pandehurit e lakojnë me nofkën “Krymi”.

Në dosjen “Plumbi i Artë”, me tre dëshmitarët e drejtësisë – Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase – po ekspozohen vrasje dhe përplasjet mes grupeve të vendosura në Elbasan.

 

Të fundit