Flash News

E-TJERA

"Jemi mbrojtur me bombolat që fikin zjarrin"/ Ish-ministri: Basha të hetohet për vrasje, përmbajnë helm vdekjeprurës

"Jemi mbrojtur me bombolat që fikin zjarrin"/ Ish-ministri: Basha

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për lëndën që u hodh nga njerëzit e Lulzim Bashës për të shpërndarë protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha e ka mohuar që të ketë gaz lotësjellës, duke thënë se "Ne jemi mbrojtur me bombola me materialin që fik zjarrin". Referuar deklaratës së Bashës, Manjani thotë se bombolat e fikjes së zjarrit përmbajnë lëndë kimike që janë helmuese për trupin e njeriut.

"Bombulat e fikjes së zjarrit përmbajnë lëndë kimike që janë helmuese për trupin e njeriut. Nga ato bombula del gazi helmues monoksid karboni dhe metale të rënda që janë kombinuar për të asfiksuar zjarrin.

Ato bombula nuk janë njësoj si gazi lotsjellës. Ato përmbajnë helm vdekjeprurës, ndërsa gazi lotsjellës është maksimumi neutralizues i përkohshëm. Këto bombula përdoren vetëm ndaj vatrave të zjarrit dhe nga persona të pajsur me maska mbrojtëse. Asnjëherë nuk i drejtohet njeriut lënda fikëse e zjarrit!"-shkruan Manjani.

Ky i fundit thotë se përderisa Basha ka pranuar që ka përdorur bombolat e fikjes së zjarrit, duhet të hetohet për vrasje.

"Vetëpranimi nga ana e zabtuesve të selisë së PD se kanë përdorur bombulat e fikjes së zjarrit kundër njerëzve i vendos ata direkt nën akuzë penale. Minimumi për vrasje ndaj shumë personave. Ata vetë thonë që e kemi përdorur dhe kjo i bën ata vrasës!"-shkruan ndër të tjera ish-ministri.

Të fundit