Flash News

E-TJERA

“Jemi miqtë e Toninit”, si iu zhvatën 40 mijë euro biznesmenit shkodran në emër të kryebashkiakut

“Jemi miqtë e Toninit”, si iu zhvatën 40 mijë euro

Një grup prej 5 personash, 3 prej të cilëve janë vënë në pranga, kanë mashtruar një biznesmen në Shkodër, duke përdorur emrin e ryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Policia arrestoi Krenar Toromenin, Ilia Gjinin dhe Artur Lecinin, të cilët e kishin marrë biznesmenin në aplikacionin ‘Viber’ me një numër të paregjistruar dhe i ishin prezantuar si miku i ngushtë i Tonin Marinajt.

Të arrestuarit i kanë kërkuar biznesmenit një shumë prej 40 mijë euro, me pretendimin se do ja çonin Marinajt dhe ai do ia kthente brenda pak ditësh. Sipas biznesmenit, paratë ua ka dhënë me mirëbesim dhe në mbrëmje pasi ka marrë Tonin Marinajn në telefon për ta pyetur nëse i kishte marrë paratë, ka kuptuar se ishte mashtrim.

Dyshohet se grupi është i lidhur me të shumërkërkuarin për mashtrim, Florian Gjergji.

Të fundit