Flash News

E-TJERA

"Jemi në prag të një situate kritike", Mjeku i njohur flet për skenaret, nëse shterojnë kapacitetet

"Jemi në prag të një situate kritike", Mjeku i njohur

Mjeku i njohur njëhershësh rektor i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata e cilëson situatën kritike, ndërsa thotë se periudha e tre muajve të ardhshëm do të jetë sfida më e madhe që sistemi shëndetësor shqiptar ka kaluar ndonjëherë që prej krijimit.

“Besoj se jemi në prag të një situatë kritike ku kemi një rritje të lartë të numrave dhe nuk është se nuk e prisnim. Këto tre muaj do të jetën sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare ndoshta që në periudhat e hershme të krijimit të saj.

Lidhur me strategjinë që do të përdoret në vijim, ai tha për "Euronews Albania" se mund të kalohet te spitalet rajonale dhe bashkiake.

“Është përgatitur që para disa muajsh strategjia për kalimin e këtij dimri. Spitali covid-4 është në gjendje pune dhe mund të hapen 4 spitale rajonale që po pajisen për të trajtuar pacientë me covid. Nëse kalohen kapacitet parashikohet që të hapen dhe spitale të tjera rajonale dhe bashkiake. Numri i shtretërve parashikon të jetë 1 600 në total në të gjithë republikën”, tha Gjata.

Të fundit