Flash News

E-TJERA

“Jemi në sezon gripi”, Bino tregon se cilat kategori personash janë më të rrezikuar: Vaksina e domosdoshme

“Jemi në sezon gripi”, Bino tregon se cilat kategori personash

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, foli në News 24 lidhur me gripin sezonal që po qarkullon në këtë periudë në vendin tonë.

Bino tha se gripi sezonal është një situatë e zakonshme që ndodh çdo vit. Sakaq ajo tregoi se këtë vit është shtuar intensiteti i gripit AH3N2 që jep forma më të rënda të gripit dhe se ka më pak raste me gripin AH1NI.

Më tej ajo tha se mjekët rekomandojnë vaksinën e gripit për çdo individ mbi moshën 6 muaj.

Silva Bino: Jemi në sezon gripi, grip sezonal që qarkullon çdo vit në këtë periudhë, nuk kemi asgjë të jashtëzakonshme. Intensiteti është i lartë. Kemi intensitet të shtuar të virusit AH3N2 që jep forma më të rënda se AH1N1.

Por nga ana tjetër edhe popullata duke qenë se nuk ka qarkulluar dy vitet e fundit nuk është e mbrojtur. Jemi pak as shumë njëjtë me 2 vitet e mëparshme. Jemi në situatë të zakonshme gripi. Çdo person i cili sëmuret ka karakteristika të veta. Personat që kanë sëmundje kronike diabet, sëmundje të zemrës të mushkërive të veshkave janë persona që e kalojnë me rëndë gripin. Ata bëjnë edhe komplikacione.

Ne rekomandojmë vaksinën e gripit mbi moshën 6 muaj, është më e domosdoshme për personat mbi 60 vjeç, sepse bëjnë forma më të rënda të gripi, mund të bëjnë miokardite të kalojnë në bronkopneumoni.

Një person që ka bërë vaksinën e gripit ka më pak shanse që ta zejë gripi, por nëse e zë gripi atëherë ai do ta kalojë më lehtë. Vaksina nuk të le imunitet përjetë. Vaksina e gripit dhe e covidit duhet të përsëritet çdo vit, sepse viruset e gripit bëjnë mutacione pra ndryshojnë karakteristika.

Të fundit