Flash News

E-TJERA

"Jemi ofenduar", trupi gjykues që konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn akuzon vëzhguesin e ONM-së se u ka bërë presion

"Jemi ofenduar", trupi gjykues që konfirmoi në detyrë
Elizabeta Imeraj

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë prokuroren Elizabeta Imeraj pretendon se vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Theo Jacobs ka bërë presion.

Në një letër drejtuar kryetares se KPK-së, Pamela Qirko, trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilir dhe Suela Zhegu shkruajnë se janë ndjerë të fyer dhe paragjykuar. Ata e cilësojnë jo profesionale sjelljen e Jacobs dhe e akuzojnë atë se ka tejkaluar kompetencat.

“Qëndrimet paragjykuese, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar nga vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet ndër të tjera në letrën e trupës gjykuese. ONM kërkon shkarkimin e Imerajt dhe pse kjo e fundit e kaloi me sukses vettingun.

 

Të fundit