Flash News

E-TJERA

"Jemi shumë të shqetësuar, sulmet me raketa rrezikojnë ambasadën shqiptare në Izrael

"Jemi shumë të shqetësuar, sulmet me raketa rrezikojnë
Foto ilustruese

Ambasada shqiptare në Izrael është rrezikuar nga sulmet me raketa, që vijojnë prej disa ditësh. Përmes një reagimi në Twitter, ambasada shpreh shqetësimin për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit. Ata bëjnë thirrje që të mos rrezikohen civilët dhe që tensionet mes dy vendeve të shuhen.  

“Sulm me raketa në Ramat Gan, pranë Ambasadës Shqiptare gjithashtu, mes sulmit të madh mbi Izraelin qendror. Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi ndaj Izraelit. Civilët në të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kjo e fundit ka shpërndarë edhe mesazhin e ambasadores së Austrisë në Izrael, e cila kërkon që këto sulme të ndalen menjëherë, pasi raketa rrezikoi edhe ambasadën austriake.

“Kishte vetëm një goditje me raketë në Ramat Gan, afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë”, shkruan ambasadorja Hannah Liko.

Të fundit