Flash News

E-TJERA

"Jemi vend primitiv", Budina për zgjedhjet: Deklaratat e Ramës për mospjesëmarrje në votime janë çmenduri

"Jemi vend primitiv", Budina për zgjedhjet: Deklaratat e

Regjisori Edmond Budina ka komentuar zgjedhjet vendore ku u shpreh se në Shqipëri ende votohet në mënyrë primitive pasi qendrat e votimit janë të tej mbushura me njerëz të cilët tentojnë të intimidojë qytetarët për mos të hedhur votën të qetë.

I ftuar në "Panorama TV", Budina u shpreh se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mospjesëmarrje të qytetarëve në votime nëse do zgjedhin opozitën, në një vend normal ky i fundit duhet të kishte dhënë dorëheqje.

E ushtruat të drejtën e votës?

Budina: Pa diskutim e kam dhe gishtin e shënuar, më vjen keq pasi jemi ende votojmë në mënyrë primitive dhe të së drejtës për të ushtruar votën. Duhet të jemi një vend normal, ku do mund ushtrojmë të drejtën e votës pa na dhunuar njeri. Në qendrat e votës është plot, ndryshe nga vendet e tjera. Ne jemi një vend primitive, pasi ata që janë në pushtet duan të transformojnë votën e qytetarëve.

Mezi pres të jemi një vend që do votohet normalisht, pa u dhënë para për të blerë votën dhe për të future pajisje për të zbuluar. Qytetarët nuk duhet të ndikohen nga kjo, por duhet të votojnë normalisht. Dhe deklarata e Ramës që bën thirrje për mos pjesëmarrje në një vend normal duhet të kishte dhënë dorëheqje, është çmenduri. Qytetarët duhet të votojnë, nuk mund t’i hiqet kjo e drejtë.

Të fundit