Flash News

E-TJERA

Jeni dakord që protesta të mbahet më 6 dhjetor? Meta tregon librat që i pëlqejnë më shumë Monikës

Jeni dakord që protesta të mbahet më 6 dhjetor? Meta tregon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte paraditen e sotme në Panairin e Librit. Meta u ndal në disa stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për librat e rinj dhe të veçantë që janë sjellë këtë vit.

Ai tregoi dhe librat e preferuar të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, të cilës i beu dhe një libër. Meta la edhe një mesazh, ku tha se letërsinë e kemi më të mirë se Shqipërinë për momentin.

“Ajo i ka qejf filmat që mbarojnë me momente të lumtura dhe unë i mora një libër që mbaron kështu. Por kënaqësi e imja ishte të vizitoja stendën që promovojnë kulturën arbëreshe me të cilën kam qenë i lidhur në këto 5 vite shumë kur isha president.

Jam shumë i dhënë pas historisë, pasi është shumë e rëndësishme për të kuptuar të kaluarën, por dhe për të mësuar për të ardhmen, edhe për letërsinë artistike, pasi kemi nevojë për gjëra të bukura. Kemi nevojë për të dalë dhe nga ky realitet. Letërsinë e kemi më mirë se Shqipërinë për momentin, por është momenti që ta bëmë më humane”, tha Meta.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët, nëse është dakord që protesta e opozitës të mbahet më 6 dhjetor, kur në Tiranë do të zhvillohet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes  të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u shpreh Meta.

Të fundit