Flash News

E-TJERA

"Jeni si autokrat’, Burimi: Rama kërkoi të manipulonte gazetarin italian, i doli prej hundësh

"Jeni si autokrat’, Burimi: Rama kërkoi të manipulonte

Analisti Genc Burimi deklaron se pjesën e dytë të investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3 kryeministri Rama kërkoi të manipulonte gazetarin italian Giorgio Mottola. 

Në Syri tv, Burimi tha se gazetari italian  nuk  devijoi aspak për t'i bërë pyetjet përkatëse . Ai shton se Rama u mundua ta merrte me të mira gazetarin, por pa rezultat.

“E patë sesi Rama shpresonte që këtë ndeshjen e kthimit ta kthente në avantazh i doli prej hundësh. Në asnjë moment gazetari nuk u tundua nga provokimet, jo balta, jo genjeshtrat dhe në një moment që mbaj mend nga kjo intervistë është kur ai i thotë Ramës ‘ju jeni si një autokrat’.

Ashtu si media publike franceze edhe media italiane i vë të njejtin epitet Ramës, autokrat. Rama kujtonte se po e merrte me të mira por harronte që televizioni publik është i paprekshëm” tha Burimi.

Të fundit