Flash News

E-TJERA

Jenisheri fyen kolegët: Këta janë deputetët më të poshtër në histori. Më vjen keq që do mungoj në Kuvend

Jenisheri fyen kolegët: Këta janë deputetët më të
Selami Jenisheri

Deputeti Selami Jenisheri ka shprehur bindjen se zgjedhjet e 25 prillit do të përsëriten, sepse nuk u sigurua vota e emigrantëve. Kështu u shpreh ai në një prononcim për gazetarët nga jashtë Kuvendit. Sot është seanca e fundit e kësaj legjislature. Jenisheri shprehu keqardhje që nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri.

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor”,  tha Jenisheri.

Ky i fundit lëshoi një sërë akuzash dhe ofendimesh ndaj kolegëve të tij.

“Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kanë propozuar për detektivin privat, që ky detektiv të çon direkt në burg”, tha Jenisheri.

Të fundit