Flash News

E-TJERA

Jenisheri: Të anulohen zgjedhjet e 25 prillit ose në shtator do përsëritet '97

Jenisheri: Të anulohen zgjedhjet e 25 prillit ose në shtator do
Selami Jenisheri

Deputeti Selami Jenisheri ka habitur sërish në Kuvend. Duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk e ka bërë detyrën për sigurimin e sotës së emigrantëve, ai i cilësoi ilegjitme zgjedhjet e 25 prillit.

Jenisheri tha se Presidenti i Republikës nuk duhet t'i dekretojë zgjedhjet, sepse është shkelur Kodi Zgjedhor. Deputeti deklaroi nga Kuvendi se në këto kushte në shtator do të prodhohet një situatë destabilizuese si ajo e 1997.

“KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai.

Të fundit