Flash News

E-TJERA

Jep detaje për aksionin kundër qeverisë, Meta: Axhenda e Bashës dhe Ramës është e përbashkët

Jep detaje për aksionin kundër qeverisë, Meta: Axhenda e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për aksionin e opozitës kundër qeverisë. Ai deklaroi se format e aksionit do të jenë të ndryshme, duke theksuar se shumë shpejt pritet të nisin protestat.

“Që në 25 korrik nuk kam pasur asnjë ditë pushim. Jam shumë i qartë në zhbllokimin e kësaj situate të jetës institucionale, politike, ekonomike në vend. Mendoj se format do të jenë të gjithanshme, rezistencë ballore dhe PL shumë shpejt do të fillojë protetesta e saj për aferat korruptive atje ku kanë ndodhur dhe shumë shpejt do t’i ftojë dhe qytetarët”, u shpreh ish-presidenti.

Ky i fundit pretendon se kryeministri Edi Rama e korruptoi ish-kryedemokratin, Lulzim Basha. Ai tha për “Syri TV” se axhenda e Ramës dhe Bashës është e përbashkët.

“Po Rama e ka bërë korruptimin e Bashës dhe opozita nuk ka dashur ta pranojë këtë. E padyshimtë që axhenda e Bashës dhe e Ramës është e përbashkët sikurse ajo e Ramës është e Beogradit. Por padyshim që do të ketë një ballafaqim të plotë, frontal. Regjimin po e lënë nervat”, shtoi Meta.

 

Të fundit