Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen drejtori i Fondit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Fondit të detyrueshëm të Kujdesit

Markens Shllaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit rajonal të Fondit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Mësohet se në vend të tij pritet të emërohet Aldo Gjoka.

Dorëheqja e Shllakut vjen në të njëjtën ditë, kur bashkë me kolegët Maranaj Marku, Julian Kraja dhe farmacistin Erion Metushi, promovuan librin e tyre “Përmbledhje e protokolleve të përdorimit të barnave”.

Markens Shllaku pritet që pas dorëheqjes të emërohet në një pozicion tjetër në shëndetësi. Kujotojmë se në qytetin e Shkodrës kohët e fundit ka pasur disa lëvizje drejtorësh dhe kjo e Shllakut ishte e radhës.

Të fundit