Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen drejtori i IKMT-së në Shkodër, i arrestuar për falsifikim dokumentash

Jep dorëheqjen drejtori i IKMT-së në Shkodër, i arrestuar

Disa ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, është larguar edhe ai i Shkodrës. Ilir Niklekaj ka dhënë dorëhqejen, por arsyet e këtij vendimi nuk dihen ende.

Niklekaj është një emër i njohur për drejtësinë. Gjykata e Shkodrës vendosi "arrest me burg" në 2016-ën për Niklekaj, ndërsa ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

Ai akuzohej për "shpërdorim detyre", pasi kishte falsifikuar disa dokumenta për çështje pronash në Velipojë.  Në vend të tij, në krye të IKMT-së së Shkodrës është emëruar Serdar Hoxha.

Nuk dihet se nëse ky vendim lidhet me aksionin që po zhvillohet në Velipojë dhe gjithë vijën bregdetare, për të prishur ndërtimet pa lekje. Kryeministri Edi Rama në nisje të operacionit tha se, do të mbahet përgjegjësi nga zyrtari më i lartë te punonjësi i thjeshtë, nëse janë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Të fundit