Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen drejtori i KESH, Ergys Verdho

Jep dorëheqjen drejtori i KESH, Ergys Verdho

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar jo zyrtarisht nga burimet e KESH.

Dorëheqja është për shkak të largimit në një detyrë tjetër. Për momentin nuk ka një emër të ri, teksa drejtimi i korporatës po bëhet aktualisht nga Ministria e Energjisë.

Ergys Verdho erdhi në krye të KESH në qershor të vitit 2021, duke zëvendësuar në këtë detyrë Benet Becin, i cili dha dorëheqjen për shkak të angazhimeve në politikë.

Më herët, Verdho kishte mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në vitin 2022, të ardhurat e KESH u rritën me 256%, në 35.6 miliardë lekë, sipas të dhënave ende të paaudituara, të raportuara nga vetë KESH. Por, shtrenjtimi i energjisë në vitin 2022 dha një efekt të rëndë në financat e KESH, që e mbylli vitin me një humbje prej 26.7 miliardë lekësh, nga fitimet e 3.5 miliardë lekëve në vitin e mëparshëm.

Të fundit