Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila njofton gjithashtu se Koçi ka lënë detyrën në këtë institucion për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave.

 “Bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave.

Falenderime për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e rikonstruksioni i MHK dhe suksese në detyrën e re”, shkruan Margariti.

 

Të fundit