Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen kryetarja e Aleancës Kuqezi

Jep dorëheqjen kryetarja e Aleancës Kuqezi

Drejtuesja e Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkoceri, ka njoftuar dorëheqjen nga pozicioni i kryetares në këtë forcë politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ratkoceri, falenderon të gjithë përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e saj gjatë 4 viteve drejtim në krye të Aleancës.

Postimi i plotë:

Te nderuar simpatizante, antarë dhe antare te Aleances Kuq e Zi,

Pas kater vitesh ne krye te AK, kam vendosur te dorehiqem nga drejtimi i saj.

Ju shpreh falenderimet dhe mirenjohjen time te thelle,  per ndihmen , kontributin dhe sakrificat tuaja te panumerta ne luften per ndryshimin e sistemit, dhe kthimin e Shqiperise ne nje shtet ligjor te se drejtes.

Duke u larguar nga drejtimi i AK, shpreh bindjen time te thelle, qe njerezit e ndershem, atdhedashes dhe te pakorruptuar, do te sjellin ndryshimin !

Me respekt

Lumturi Ratkoceri

Të fundit