Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj nga drejtimi i AKSHI, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj nga drejtimi i AKSHI, ja kush e

Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI). Mësohet se në vend të saj është emëror Igli Tafa.

Mirlinda Karçanaj, i cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit të AKSHI, në dosjen e SPAK konsiderohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Kush eshte Igli Tafa

Ndërkohë Igli Tafa që mori drejtimin e AKSHI-t, që prej vitit 2022 ka mbajtur postin e kreut të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Tafa me një eksperience mbi 16 vite ne fushen akademike dhe të sigurisë së informacionit ka dhënë kontributin e tij në avancimin e kërkimit dhe zhvillimin e teknologjive të reja për të adresuar kërcënimet në këtë fushë.

Ai ka qenë drejtues në shume projekte, ka shërbyer si këshilltar për organizata të ndryshme, si dhe ka kontribuar në panele dhe konferenca ndërkombëtare.

Të fundit