Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës,
Arben Gjuraj

Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj ka vendosur të japë dorëheqjen. Ai kandidonte edhe për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ku ishte renditur i 11-ti në listën e qarkut Shkodër.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan Gjurjan të merrte këtë vendim. I kontaktuar nga "Ora News", ai ka thënë vetëm se: Kam vendosur të mos vazhdoj me detyren e numrit dy të bashkisë.

Gjuraj ka dorezuar letrën e dorëheqjes në zyrën e protokollit të bashkisë. Ai është pjesë e strukturave të PD që prej vitit 90', dhe nënkryetar i bashkisë së Shkodrës nga viti 2015 e deri më sot. Më herët ai ka qenë kryetar i komunës së Dajçit, që është edhe vendlindja e tij. Gjuraj është diplomuar për agronomi dhe për ekonomi dhe politika agrare.

Të fundit