Flash News

E-TJERA

“Jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë”, Armando Duka tregon mesazhin kërcënues që i kanë dërguar në telefon

“Jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë”, Armando

Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka tregoi mesazhin kërcënues që i ishte dërguar disa ditë më parë në telefon, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF-së ose do ta vrisnin me armë.

Duka tha për “Opinion” se në mesazhin e dërguar në telefon thuhej: “Ti luan me dy standarde, ti k*rvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u bë i pakthyeshëm”.

Gjithashtu bëri me dije se pas verifikimit të numrit, i kishte rezultuar se ishte përdorur vetëm një herë. Duka tha se shumë numra rezultojnë me një emër. Gjithashtu shtoi se nuk e kishte denoncuar në polici, pasi nuk kishte besim se do të hetohej si rast.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme pati një shpërthim me lëndë plasëse e dyshuar si tritol në portën hyrëse të shtëpisë së tij dy-katëshe në qytetin e Durrësit.

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Duka: Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Duka: Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar.  Por është pak me fjalë që… “Ti luan me dy standarde, ti k*rvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë.

 

Të fundit