Flash News

E-TJERA

Jetëgjatësia e Ramës në pushtet, Topi: Është në delir, po vjen fundi

Jetëgjatësia e Ramës në pushtet, Topi: Është

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se nuk është në interesin e kryeministrit Edi Rama të futet mes konfliktit të ndezur në PD, Basha-Berisha.

"Rama nuk ka interes të futet në këtë përballje. Këtu le të futet cilido faktor, nuk e ndalon këtë shkatërrim, është pa kthim. Partitë duhen parë si institucione që e kontrollojnë njerëzit. Njerëzit janë në dispozicion të arritjeve. Të gjithë njerëzit, precipitojnë te arritja. Unë e di që fundi parashikohet dhe këtë parashikim e bëj pa më të voglin siklet. Unë e shikoj si një fund që ka ardhur. Çështja është si do të ngrihet, rindërtohet. Siglat që nuk japin më asnjë lloj shansi duhen tani vonë. Duhet një front i ri të ngrihet për të përballuar sfidat që ka Shqipëria," tha Topi.

Lidhur me jetëgjatësinë e kryeministrit Rama në pushtet, Topi deklaroi se aktualisht Rama është në delir, por shumë shpejt sipas tij, do të vijë fundi. Ish-presidenti theksoi se "ky është fati i të gjithë atyre që mendojnë se bota është ën dorë të tyre."

"Në Shqipëri askush nuk i ka shpëtuar kësaj. Kur shikon sot Sali Berisha veten e vet të nxjerrë përjashta nga njeriu i oborrit të tij, çdo skenar është i besueshëm. Rama ka vendosur tërë Shqipërinë, institucionet në thundër të tij, nëse është në delir të dalë prej saj, sepse pas ditëve të lumtura do të vijnë ditë problematike dhe nuk ka ku do të fshihet më. Ky është fati i të gjithë atyre që mendojnë që bota është në dorë të tyre. Unë isha kryetar shteti, futem në garë elektorale dhe marr vota për të pasur dy deputetë në Tiranë dhe në fund masakrohem dhe nuk futem vetë në parlament. Këta janë të pa besueshëm, kur thonë masakër elektorale. Por ata kanë qenë bashkë. Kanë eliminuar nga parlamenti njerëz që nuk i donin të dyja palët, kanë eliminuar parti të reja. Në gusht të vitit që kaloi, unë kam tentuar të nxjerr Lulzim Bashën nga ëndrra e tij. Më tha do të bëhem kryeministër, e ke të sigurt i thashë. Unë i tregova se ti s’mund të bëhesh kryeministër nëse i ke hyrë kësaj Bashe me këtë ide," deklaroi ish-presidenti.

 

Të fundit