Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Valentin Bruçaj
Me 3 korrik të vitit 1971, në Paris do të ikte për të mos vdekur kurrë James Douglas Morrison. I njohur si Jim Morrison. Frontman i grupit rock The Doors. Që nga ajo ditë, varri i tij që ndodhet në varrezat e poetëve Pere-Lachaise, do të shndërrohej në një vend pelegrinazhi për të rinjë nga e gjithë bota. Ende sot pas më shumë se 50 vitesh nga ikja, varri i tij ë shtë vendi i katërt turistik më i vizituar në Paris pas kullës Eifel, Notre-Dame dhe Pompidou. Sikur muzika nuk “ka mbaruar kurrë dhe dritat vazhdojnë të qëndrojnë të ndezura mbi mitin e tij”.
Por gjithçka do të fillonte në vitin 1965 në Venice Beach në California, kur dy të rinjë njëzet vjeçarë, Jim Morrison e Ray Manzarek, do të takoheshin për të krijuar, së bashku me Robby Krieger e John Densmore, një ndër rock bandat më të njohura në historinë e muzikës The Doors (Dyert). Emri do të lindte nga një frazë e filozofit anglez William Blake: “If the doors of perception were cleansed, everything would appear to man as it is: infinite” (Në se dyert e përceptimi do të pastroheshin, çdo gjë do t'i dukej njeriut ashtu siç është: e pafund”.
Sipas konceptit te Morrison-it, Doors nuk duhet të ishin vetëm një grup rock por forca tërheqëse e masave drejt “lirisë”. “Ekzistojnë gjëra të njohura dhe gjëra të pa njohura. Ekziston e njohura dhe e panjohura, në mes qëndrojnë Doors. The Doors (dyert) janë priftërinjtë e mbretërisë së të panjohurës që ndërveprojnë me realitetin fizik, sepse njeriu nuk është vetëm shpirt, por edhe sensualitet”.
Ishin vitet '60, lufta në Vietnam, revolucioni kulturor, ishte koha e ndryshimeve të mëdha socio-politke. The Doors në pak kohë do të publikonin disa albume që do t'i pozicionin në qendër të gravitetit si forca tërheqëse e atyre ndryshimeve. Në vitin '67 do të pubklikohej albumi i parë me të njëjëtin emër me grupin The Doors. Zhanri i grupit ishe muzika blues, por kryesisht ajo psychedelic rock. Kënga e hapjes do të ishte, të thuash pa,k emblematike. “Break on through to the other side” (Duhen thyer barrierat për të kaluar në anën tjetër). Në anën tjetër të një univers paralel, në anën tjetër të kontekstit socio-politik, në kërkim të lirisë së konceptuar nga Morrison.
Kur flasim për Jim Morrison nuk mund mos të përmendimin faktin se ai është i vetmi “muzikant” që ka sjellë në muzikën rock artin dhe filozofinë. Kënga më emblematike në këtë kontekst por në të njëtën kohë më misterioze: një kryevepër rock pa kohë eshtë “The End.” Një dramë e shkruar nga Morrison që kur frekuentonte Univeristetin për kinematografi. ”This is the end/Beautiful friend/ This is the end/My only friend, the end”. Në këtë vepër ka të pranishme shumë ndikime letrare klasike e moderne. Në “The End”, qendra e tekstit në prodhimin muzikor të Doors ishte evidente. Duke shmangur çdo përpjekje thjesht emulative, Morrison konvergon poetikën simboliste dhe vizionare të William Blake, dekadencën e errët dhe kërcënuese të Edgar Allan Poe dhe shembullin protestues të Allen Ginsberg.
Në një moment të këngës u prezantohet një pjesë e famshme e folur, e cila fillon me frazën: «Vrasësi u zgjua pa u gdhirë, veshi çizmet. Shkoi në dhomën ku jetonte motra e tij dhe ... eci në korridor”, duke kulmuar në mënyrë dramatike me vargjet: “Baba, po bir? Dua të të vras. Në versionin origjinal pasojnë britma të pakuptueshme, të mbuluara nga një instrumentale në rritje. Ky është pjesa e famshme e Edipit, një pjesë integruese e mitit të Doors dhe poetit Morrison. Ky kalim mund të konsiderohet qartë si një referencë e mbretit Edip të Sofokliut, një tragjedi e Sofokliut, e konsideruar kryevepra e tij dhe shembulli më paradigmatik i mekanizmave të tragjedisë greke. E trajuar edhe nga Sigmund Freud në teorinë psikoanalitike si “Kompleksi i Edipit”.
Koncepti dioniziak që trajon edhe Nietzsche, vrasja metaforike e babait, vazhdon edhe në albumin e dytë “Strange Days”. Te kënga “When the Music's Over”, Doors duan të ndryshojnë botën. “E duam botën dhe e duam tani”, tingëllonte si një thirrje në konceptin e atyre viteve. Kishte ndodhur edhe herë të tjera në histori që revolucionet kishin rrëzuar të vjetrën, patriarkalen, autoritetin kulturor, autoritetn fetar, autoritetin politik. Ishin vitet '60 ku idealet për liri, ndonëse shpesh herë utopike, ushqenin më mijëra të rinj në të gjithë botën përëndimore. “Ne donim të jetojmë në limit të lirive fetare, në limit të vizionit politik, në limit të rregullave shoqërore, në limit të rregullave familiare”, thoshte tastierisi Ray Manzarek.
Krijimtaria e Doors është e mbushur më këngë kundër luftës dhe kundër sistemit. “Love me two Times” (dedikuar një ushtari amrikan një natë para nisjes për Vietnam), “Peace Frog”, “Five to One”, “The Unknown Soldier”. Në koncertet e tyre nuk ndodhte thjeshtë të dëgjoje muzikë tërheqëse, siç ndodh në të gjitha koncertet e tjera, por rite masive që përfundonin në trazira. Pavarësisht këtij aspekti (ndoshta edhe për këtë aspekt) Doors do të mbeten një ndër grupet më të dashura për miliona njërëz, që ndoshta nuk ndryshuan botën, por lanë pas këngë që do të dëgjohen pas njëqind viteve të tjera.
Jim Morrison ishte një shpirt rebel, karizmatik, me një inteligjencë superiore, i bukur si një përendi greke, i thellë në mendime, më një zë sensual, por edhe potent për të deportuar në shpirtërat e lirë të miliona admiruesve nga e gjithë bota. Një poet i mallkuar par excllence; si baballarët e tij në filozofi, Blake, Nitzschte, ekstremisht i talentuar me një ndjeshmëri instiktive që shpesh herë shpalos një shpirt të brishtë që nuk gjen paqe. Që i ri ishte i interesuar, si për kulturën e Beat ashtu si për periudhën letrare të romantizmit, duke zhvilluar një vizion të fortë ekzistencialist.
Pak personazhe, jo vetëm në historinë e muzikës, por në historinë e njerëzimit në përgjithësi, kanë pasur ndikimin e Morrison-it në imagjinatën kolektive. Si një gur i hedhur në oqeanin e pafund të kulturës, rrathët koncentrikë të krijuar nga ndikimi i tij, si një valë cunami, jo vetëm që kanë goditur çdo aspekt kulturor, por i kanë rezistuar dhe ende i rezistojnë konsumimit të kohës. Në një lëvizje të vazhdueshme të rinovimit të mitit të tij, që duket se ka të bëjë më shumë me një kult pagan sesa thjesht me një rock star, por që drita e tij ende nuk ka perënduar ndonëse fizikisht ka ikur më shumë se 50 vjet më parë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38