Flash News

E-TJERA

“Jo azilkërkues në Ruandë”, trafikantët shqiptarë ‘përditësojnë’ reklamat në TikTok pas vendimit të gjykatës

“Jo azilkërkues në Ruandë”, trafikantët

Trafikantët shqiptar të emigrantëve drejt Anglisë kanë ndryshuar formatin e ‘marketimit’ në TikTok pas vendimit të Gjykatës së Apelit të javës së kaluar, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

Tashmë, bandat po u thonë emigrantëve të mundshëm se vendimi i Gjykatës së Apelit të së enjtes së kaluar nuk do t’i lejojë ata të dëbohen në Ruandë, madje nuk kanë ngurruar të përdorin edhe imazhe nga një program televiziv kombëtar që raporton mbi vendimin gjyqësor.

“Nuk ka kthim për shqiptarët që shkojnë në Angli me gomone. Më kontaktoni nëse dëshironi të shkoni gjithashtu”, shkruhet në një prej videove në rrjetet sociale.

“Jo azilkërkues në Ruandë”, trafikantët

Një reporter i fshehtë kontaktoi bandën që qëndron pas llogarisë TikTok, të titulluar "Shqiptari në Angli", e cila ofron kalime në Kanal për 3500 £ për person, shkruan ‘The Telegraph.

Ata i thanë: “Nuk po i kthejnë njerëzit…nuk ka ligj që të të kthejë. Vetëm nëse keni qenë më parë në Angli dhe jeni deportuar.”

I pyetur se kur mund të bëhej kalimi i radhës, anëtari i bandës u përgjigj: "Çdo ditë". Pasi ofroi një mjet për të komunikuar përmes aplikacionit të mesazheve WhatsApp, reporteri shprehu shqetësimin për mundësinë e dëbimit në Ruandë.

Anëtari i bandës u përgjigj: “Ishte një propozim nga [Kryeministri] por gjykata e vendosi kundër dhe i kritikoi për sjelljen e tyre ndaj azilkërkuesve shqiptarë. Në të gjitha kalimet e mia kam familje. Asnjë prej tyre nuk është kthyer. Unë do t'ju shkruaj për atë që ndodh më vonë."

Më tej në artikull thuhet se kjo është prova e parë e emigrantëve që shfrytëzojnë vendimin e Gjykatës së Apelit.

 

 

Të fundit