Flash News

E-TJERA

"Jo karantinim total!" Mjeku Andi Koraqi: Transmetimi më i lartë në bare dhe lokale! Duhen marrë masa që sistemi të mos kalojë në kolaps

"Jo karantinim total!" Mjeku Andi Koraqi: Transmetimi më i
Foto Ilustruese/ Mjeku Andi Koraqi

Mjeku Andi Koraqi është shprehur se nuk është koha që vendi të futet në karantinë të përgjithshme.

Në një intervistë për Abc News, Koraqi deklaroi se mund të bëhet një përshkallëzim të masave anti-Covid, për të ulur transmetueshmërinë dhe lehtësuar spitalet me qëllim që sistemi shëndetësor të mos kaloi në kolaps, por që nuk mund të ketë izolim.

“Sigurisht masat vijnë duke u përshkallëzuar dhe janë indikatorët që e tregojnë se çfarë masash duhet të merrem. Nuk duhet të shkojmë në ezaurimin total të kapaciteteve spitalore, do të ishte një kolaps të sistemit shëndetësor. Masat e karantinimit shkojnë drejt kësaj për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Mendoj që për momentin nuk është e nevojshme një karantinim total, mjafton të bëhet një reduktim i orareve të bareve dhe restoranteve ose mbyllje e klubeve pasi është gjetur se transmetimi më i madh ndodh në këto nivele”, tha Koraqi.

Të fundit