Flash News

E-TJERA

“Jo më shumë se dy mandate”/ Patozi ironizon Bashën: E di që je në hall vëlla, por kohën për "dasëm" e ke zgjedhur shumë keq

“Jo më shumë se dy mandate”/ Patozi ironizon Bashën:

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pas propozimit që ky i fundit bëri.

Kreu i PD ka propozuar që të ndiqet modeli amerikan në Shqipëri, që një kryeministër të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate. Basha tha se në rast se nuk e ka realizuar vizionin e tij në 8 vite, nuk mund ta bëjë për më shumë kohë.

Gjej diçka më komike shkruan Patozi në rrjetet sociale, duke vënë theksin te “halli” në të cilin gjendet Basha. Ai i drejtohet Bashës, duke i thënë se ka kohën për “dasëm” e ka zgjedhur në momentin e gabuar.

“E di që je në hall të madh vëlla, por gjej diçka më pak komike, se nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate. Jo për gjë, por edhe kohën për "dasëm" e ke zgjedhur shumë keq”, shkruan Patozi.

Ky i fundit “këshillon” Bashën të mos tregohet qesharak, duke i thënë të mos presë që Edi Rama të lërë pushtetin tani. Ai i kujton Bashës se dhe vetë ka hyrë në mandatin e katërt si kryetar i PD-së.

“Po pse të rrjedhur e di kryetimonierin ti, që të zbresë nga kali tani, kur ia keni bërë fushë me lule ti edhe ata të tjerët, që do ndani krrundet më 6 mars? Vërtetë ka 25 vjet gati pa ndërprerje në pushtet, por ca vështirësi edhe i ka pasur, kurse tani që nisi t'i ndrijë fati për ta ngrënë qyl, ti i thua të largohet”, shton Patozi.

Të fundit