Flash News

E-TJERA

"Jo ta varin, por t’i vëmë benzinën"/ Banorët të prekur nga vrasja e 8-vjeçarit, shokët e klasës vendosin lule në bankën e tij

"Jo ta varin, por t’i vëmë benzinën"/

Opinioni publik është tronditur nga vrasja e minorenit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Banorët e fshatit Greçall të Fierit, të prekur nga ngjarja e rëndë kanë kërkuar dënim me vdekje për autorin e krimit.

“Aty ta varim mu aty, jo ta varin por t’i vëmë benzinën. Po s’ka ligje, prokurorët dhe gjykatat janë të korruptuar të tërë. Ai duhet të digjet me benzinë, duhet të kthehet ligji”, shprehet një banor.

“Ai është rritur pa nënë, pa baba. Ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, kush i jepte bukë. Nuk kemi për çfarë të flasim më shumë, nuk kishte pse ta merrte atë fëmijë përveç se përdhunim, por të flasë ekspertiza”, thotë një tjetër banor.

“Ai është një njeri jashtë njerëzimit, unë habita. U llahtarisëm. Duhet të kthehet dënimi me vdekje. Me bindje të plotë jam për atë”, tha një tjetër për gazetarët.

Mateo Vasiut iu mor jeta në moshën 8-vjeçare. Dhe teksa familja e tij ka hapur dyert e mortit, shokët e klasës së tretë të shkollës "Thanas Ikonomi” kanë vendosur një buqetë me lule në bankën, ku ulej Mateo.

Të fundit