Flash News

E-TJERA

Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Tiranë marrin emrat e grave të vrara në 2021

Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në

Këshilli i Tiranës miratoi emërtimin e katër rrugëve në Tiranë, me emrat e katër efektivëve të Policisë që humbën jetën në vitin 2009, në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit.

Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari janë emrat e rinj të katër rrugëve në Tiranë.

Një nismë tjetër është ndërmarrë nga vetë “Kolektivi Feminist”, të cilët kanë vendosur që një hapësirë në memorien e opinionit publik t’i lenë edhe grave e vajzave të vrara nga ish/bashkëshortët, të dashurit apo edhe për rrethana të tjera.

Të paktën në 20 rrugë, janë vendosur tabela alternative ose janë ngjitur pankarta me emrat e grave dhe vajzave që tashmë nuk jetojnë më, duke emërtuar kështu rrugët e Tiranës. Ajo çka bie në sy është se bashkangjitur identitetit të viktimës, është shënuar edhe shkaku i vdekjes.

Në një prononcim për mediet, siç përcjell Citizens Channel, “Kolektivi Feminist”, deklaroi se vrasja e grave ma bazë gjinore nuk është vetëm çështje shoqërore, por edhe politike, duke theksuar se meriton një vëmendje gjithëpërfshirëse.

“Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, u shpreh Kolektivi Feminist përmes një komunikimi publik për median.

Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në Jo vetëm dëshmorët e Policisë/ 20 rrugë në

Të fundit