Flash News

E-TJERA

Jo vetëm kampet e refugjatëve, në Shëngjin hapet edhe “Trattoria Meloni”

Jo vetëm kampet e refugjatëve, në Shëngjin hapet edhe

“Trattoria Meloni” është inaguruar në qytetin e Shëngjinit, ku ndodhen edhe dy kampet e refugjatëve të ngritura pas marrëveshjes mes kryeministres italiane dhe Edi Ramës.

Mediat italiane shkruajnë se restoranti është hapur nga Gjergj Luca, sipërmarrës shumë i afërt me Ramën. Siç duket edhe nga pamjet, restoranti është mbushur me piktura që shfaqin mimikat më pikante të kryeministres Meloni.

Ndërsa në korridorin i cili të çon drejt tualetit janë vendosur portrete të politikanëve të tjerë si ish-presidenti Barack Obama dhe Benjamin Netanyahu.

Tavolinat janë të shtruara me mbulesa që kanë në qendër fytyrën e vrenjtur të kryeministres.

Vetë Luca, ka thënë se resotoranti i është kushtuar “gruaje të madhe që konsolidoi miqësinë italo-shqiptare”.

Të fundit