Flash News

E-TJERA

Jo vetëm nafta, eksperti paralajmëron: Rrezikojmë inflacion, do rritet kosto e produketeve

Jo vetëm nafta, eksperti paralajmëron: Rrezikojmë inflacion, do

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa paralajmëroi rrezikun e inflacionit që pritet të ndjejë Shqipëria, pas luftës Iran-Izrael.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Sefa tha se përpos çmimit të naftës dhe gazit, do të ketë edhe rritje të kostove të produkteve.

“Inflacioni është rritje e kostove dhe çmimeve. Jo vetëm inflacioni që e prodhojmë nga brenda, por jemi rast tipik që e importojmë, pasi partner tregtar kemi BE, Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë. Nga rritja e çmimit të gazit dhe naftës, ato rrisin koston e produkteve të tyre. Rritet edhe kostoja që ne kemi ndaj reflektohet në çmimin përfundimtar”, tha ai.

Sefa u shpreh se e para që do të ndikohet është nafta, fakt që e lidh me vështirësitë e kalimit të anijeve në Ngushticën e Hormusit.

“Nafta është e para dhe nënproduktet e saj, në Ngushticën e Hormusit, kalon 1/3 e fertilizatorëve në botë, ato që përdoren në bujqësi, nëse vështirësohet transporti, kostoja e prodhimit në bujqësi do të rritet që rrit edhe çmimin e produkteve. Ndikon edhe në produktet kozmetike të cilat importohen”, tha ai.

Të fundit