Flash News

E-TJERA

Jo vetëm socialistët, por edhe presidenti Begaj të dielën në punë. Ndryshime në qeveri?

Jo vetëm socialistët, por edhe presidenti Begaj të dielën

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongreseve. Gjatë Kongresit pritet të votohet Asambleja e re Kombëtare, e cila del nga delegatët.

Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit. 

 Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin. Veç Ramës pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes. Gjatë kongresit pritet të bëhet edhe një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste.

Begaj të dielën në zyrë, priten ndryshime në qeveri?

Ndërsa PS po mban Kryesinë, në ambientet e Presidencës është para edhe kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Nuk dihet arsyeja pse ka shkuar kete te diel presidenti Begaj në zyrë, teksa përflitet se do të ketë ndryshime në Qeveri.

A do të jetë në pritje të firmosjes së ndonjë dekreti, kjo mbetet për t'u parë në vijim. 

Të fundit