Flash News

E-TJERA

Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona

Joan Laporta shprehet i sigurt: Messi nuk do të qëndrojë te

Ish- presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është shprehur i sigurt se Leo Messi do të largohet nga katalanasit nëse ai nuk i fiton zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 7 mars.

Laporta e ka thënë hapur diçka të tillë, në debatin e zhvilluar me kandidatët Toni Freixa dhe Victor Font dhe sipas tij, ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me yllin argjentinas dhe kjo mund të ndikojë në qendrimin e tij.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Leo Messin dhe ai do ta dëgjojë çdo propozim që unë do t’i bëj. Nëse nuk fitoj, jam i sigurt që Leo nuk do të qëndrojë te Barcelona. Messi do ta marrë në konsideratë ofertën që ne do t’i bëjmë. Jam i sigurt që nëse kandidatët e tjerë fitojnë, Messi nuk rri te Barcelona. Ai nuk ishte i lumtur gjatë kohës që Freixa ishte në bord.

Ai nuk ndikohet vetëm nga paratë. Ai do një ekip kompetitiv, që të fitojë. Jam i sigurt që ai do ta dëgjojë ofertën time, ashtu sikurse jam i sigurt që nëse dikush tjetër do të fitojë, ai do të largohet”, është shprehur Laporta.

Leo Messit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni me Barcelonën dhe pritet të largohet me parametra zero, ku dy pistat kryesore për të shkuar janë PSG dhe Manchester City.

Të fundit