Flash News

E-TJERA

Joni Keta në krye të BKH, Kalaja: Iu diskutua emri në kafene, ka interesa politike pas tij

Joni Keta në krye të BKH, Kalaja: Iu diskutua emri në kafene, ka

Avokatja Adriana Kalaja ka folur për propozimin e Joni Ketës në krye të Byrosë KOmbëtaret ë Hetimit.

E ftuar në studion e A2 CNN, Kalaja tha se emri i tij është përfolur në kafene dhe pas Ketës, fshihen interesa politike.

“Kur përflitet një emër i caktuar, tregon se pas atij emri ka interesa politike, pazare dhe mbi të gjitha cenon besimin e publikut ndaj drejtësisë. Ne i dëgjojmë gjërat që thuhen në sallë, por më të vërteta janë gjërat që thuhen në kafenetë rreth e rrotull gjykatave. Aty diskutohej prej kohësh që në krye të BKH-së do të ishte ky emër. Rastësi është që këto emra që dalin, rezultojnë më të pikëzuarit pastaj? Unë nuk e njoh personalisht, i ka shërbyer kundërshtarëve të mi politikë, por për shkak të formimit unë besoj se ishte kandidaturë shumë e mirë për të drejtuar këtë Byro”, tha Kalaja.

Të fundit