Flash News

E-TJERA

Jordan Daci: Nuk ka shkuar çështja e zgjedhjeve në Venecia, thjesht disa pyetje

Jordan Daci: Nuk ka shkuar çështja e zgjedhjeve në Venecia,

Juristi Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive (Voltana Ademit) në çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, ka dhënë një sqarim për opinion publik lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias për këto zgjedhje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Jordan Daci shkruan se Komisioni i Venecias nuk do të shprehet për pranimin ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, por do t'i drejtohen vetëm disa pyetje që përgjigjet e tyre do të ndihmojnë Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim mbi këto zgjedhje.

Ai sqaron më tej se Komisioni i Venecias nuk ka nevojë për mision faktmbledhës sepse e ka bërë për opinionin për shkeljet e Presidentit dhe kjo shkurton shumë kohën dhe shton më tej se do procedohet me procedurë të përshpejtuar.

Jordan Daci shkruan se Gjykata Kushtetuese e ka përfunduar hetimin e çështjes përsa u takon palëve dhe tani mbetet vetëm diskutimi mbi përgjigjet që do merren dhe se procesi në vijim s'ka të ndalur më.

Reagimi i plotë:

Nisur nga debati mbi “dërgimin” në Venecia nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së zgjedhjeve, dëshiroj të sqaroj opinionin publik dhe ndonjë tjetër të vetëquajtur konstitucionalist si vijon:

1. Nuk ka shkuar ceshtja ne Venecia dhe kjo e fundit nuk do shprehet per pranimin ose jo etj te kerkeses dhe themelit te saj, pasi kete do e bej vetem Gjykata Kushtetuese. Thjesht do i dergohen disa pyetje qe do te ndihmojne gjykaten ne vendimmarrje.

2. Venecia nuk ka nevoje per mision faktmbledhes sepse e ka bere per opinionin per shkeljet e Presidentit dhe kjo shkurton shume kohen.

3. Do procedohet me procedure te pershpejtuar, gjykata ka lene afat deri neser 16:00 per pyetje, pra vetem 2 dite.

4. Gjykata ka te  bazuar ne Nenin 44/b te ligjit te saj te kerkoje mendim amicus curia ose nga nje mik i gjykates, sikurse ka bere per kete ceshtje nga Avokati i Popullit. Ky vendim ka baze logjike dhe eshte i drejte, sepse komisioni ka dhene nje mendim per shkeljet e pretenduara te Presidentit, por ska dhene asgje per asnje nga pretendimet tona dhe natyren e ceshtjes tone. Eshte nje vendim teper i drejte dhe tregon maturi nga kjo gjykate qe po i kerkohet te beje nje “revolucion” ne Shqiperi.

5. Venecia do jap mendim te pergjithshem mbi pyetjet pa vene Gjykaten para mungeses se hapesires se vleresimit te saj pasi kjo gje ska ndodhur dhe nuk do ndodh asnjehere.

6. Mendimi eshte orientues per pyetjet dhe nuk ka force detyruese.

7. Gjykata e ka perfunduar hetimin e ceshtjes persa u takon paleve dhe tani mbetet vetem diskutimi mbi pergjigjet qe do merren. Pra procesi ne vijim ska te ndalur me.

8. Drejtesia nuk matet as me njesine matese te budallikut, as inatit dhe as shpejtesise, por vetem me te verteten dhe vleresimin e sakte te saj.

9. Te mbrojme gjykaten nga sulmet pa pike logjike sepse po tregon integritet dhe profesionalizem shume te larte, pavaresisht qenies te rinj ne kete gjykate te anetareve. Te mos e “vrasim” nje institucion qe mezi prisnim ta kishim tani qe po rikthehet fuqishem ne mbrojtje te Shtetit te se Drejtes!

10. Konstitucionalizmi nuk eshte “sport” qe mund ta ushtroje kushdo, por vetem profesionistet e vertet qe jane shume, po shume pak!

Të fundit