Flash News

E-TJERA

Jorgo Goro rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton masën e sigurisë "arrest në burg"

Jorgo Goro rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton masën e sigurisë "arrest në burg".

Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash në Himarë. Denoncimin në SPAK e bëri fillimisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe Goro u arrestua disa ditë më vonë. Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Të fundit