Flash News

E-TJERA

Josep Borrell në konferencë me Ramën: Listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet

Josep Borrell në konferencë me Ramën: Listat e kandidatëve

Pas përfundimit të takimit të njëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE, kryeministri Edi Rama, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrel dhe komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dolën në një konferencë për shtyp.

Josep Borrell deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë në realizimin e reformave, por theksoi se partitë politike duhet të kujdesen që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të ketë njerëz me integritet.

Duke folur nga Brukseli, Borrell theksoi se palët në Shqipëri duhet të punojnë në favor të integrimit europian dhe shprehu dëshirën për mbajtjen sa më shpejt të konferencës ndërqeveritare.

“Jam i kënaqur që pata mundësinë t’i uroja mikpritjen kryeministrit Rama, para se të hyj në hollësi dua të theksoj se Shqipëria është një partner kyç, është partner i besueshëm për sigurinë dhe një shembull për rajonin

Shqipëria është 100% në përputhje me politikat e BE për çështjet e jashtme kjo na jep një sinjal të fortë për anëtarësimin e saj në BE. Nga ana tjetër, BE është partneri më i forte i Shqipërisë, ne ju kemi ndenjur në krah dhe do vazhdojmë t’ju mbështesim, Këshilli i sotëm ishte një mundësi për të kuptuar se ku jemi në marrëdhënien tonë.

Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara në zbatimin e ligjit. Sa i përket zgjedhjeve më 25 prill, ne theksojmë nevojën që të sigurohen lista me integritet, kjo tregon që vendi  do ta luftojë korrupsion, për gjithë udhëheqësit politik, integrimi evropian duhet të jetë një synim i të gjithëve.

Më lejoni t’u them që presim sa më shpejt të jetë e mundur të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sipas përfundimeve që janë nxjerrë nga Këshilli i BE në mars 2020”, tha Borell.

Të fundit