Flash News

E-TJERA

Josep Borrell viziton Tiranën më 15 dhe 16 mars, në fokus marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri

Josep Borrell viziton Tiranën më 15 dhe 16 mars, në fokus

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të udhëtojë në Shqipëri në datat 15-16 mars dhe në Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars.

Vizitat do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedonia e Veriut sipas Marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor, sipas BE.

Është hera e parë që në Tiranë dhe Shkup zhvillohen Këshillat përkatës të Stabilizim-Asociimit.

Duke filluar me Shqipërinë më 15 mars, Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Pas Këshillit, Borrell, Rama dhe Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të fundit