Flash News

E-TJERA

Jozefina Topalli me parti të re, Lubonja: Kush krijon lëvizje në prag zgjedhjesh është delirant, ose i blerë nga Rama

Jozefina Topalli me parti të re, Lubonja: Kush krijon lëvizje në

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lëvizjen e re politike, ku ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli pritet ta zyrtarizojë nesër (të mërkurën) pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke folur në ‘news 24’, Lubonja tha se “kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama.  

Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës.

Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant”, u shpreh analisti.

Ish-kryeparlamentarja demokrate rrëfeu dy ditë më parë se do t’i bashkohet “Lëvizjes për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit. Pjesë e këtij formacioni të ri pritet të jenë të rinj dhe pedagogë të paangazhuar në politikë.

Të fundit