Flash News

E-TJERA

Jozefina Topalli tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, nuk është Shkodra

Jozefina Topalli tregon zonën ku do të kandidojë në
Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e cila së fundmi prezantoi partinë e re ‘Lëvizja për ndryshim’ ka treguar se në cilin qark do të garojë si deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për report tv, Topalli tha se do kandidojë në qarkun e Tiranës, ku gara është edhe më e “nxehtë”.

Unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Dua të sqaroj një gjë, që në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti.

Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur. Unë i kam arritur të gjitha këto gjëra në jetën time politike. Beteja që po bëj nuk është për veten time. Në fakt është një sakrificë që kam ndërmarrë, por e bëj në emër të të gjithë atyre me të cilët kam punuar 20 vite rresht, edhe të atyre që ndoshta nuk i kam pasur përkrah por që janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët në këtë moment që ne po flasim”, tha Topalli.

Të fundit