Flash News

E-TJERA

Ju gjet depo armësh në dyqanin e rrobave, lihet në burg “Zoto” i Vorës

Ju gjet depo armësh në dyqanin e rrobave, lihet në burg

Gjykata ka lënë në burg Gjergji Dervishaj, i njohur ndryshe si “Zoto”. 31-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në Vlorë, pasi  kishte krijuar një depo me armë në qytetin e Vlorës, të kamufluar në një dyqan rrobash.

Gjatë kontrollit në godinë u gjetën minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Ndaj Dervishajt, rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve”. Ai rezulton edhe me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike.

Të fundit