Flash News

E-TJERA

"Ju jeni ata që sjellin ndryshimin", Yuri Kim mesazh të rinjve: Udhëheqja e fushatave, vullnetarizmi dhe votimi në zgjedhje, kontribut për të ardhmen

"Ju jeni ata që sjellin ndryshimin", Yuri Kim mesazh të

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, iu është drejtuar të rinjve me një mesazh të rëndësishëm për ndryshimin në vend dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. 

Kim theksoi vlerat që ka pjesëmarrja e të rinjve në proceset demokratike. Sipas saj, kontributi i të rinjve në mbrojtjen e të drejtave, vullnetarizmi, apo edhe zgjedhja me votë, janë një kontribut për një të ardhme më të mirë.  

“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë", tha Ambasadorja Yuri Kim gjatë bisedimit mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike me anëtarët shqiptarë të Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania. Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit Ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri", shkruan ambasada e SHBA-së.

Të fundit