Flash News

E-TJERA

"Ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi", përkeqësohet gjendja e grave greviste në Ballsh, njëra prej tyre dërgohet në spital

"Ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi",

Përkeqësohet situata në grevën e Ballshit, një nga gratë dërgohet në spital, nafëtaret: Nëse nuk mundemi, do fusim fëmijët

Teksa ndodhen në ditën e 6-të grevës së urisë, gjendja e grave naftëtare të Ballshit është përkeqësuar, madje njëra prej tyre është dërguar në spital.

Graë kanë paralajmëruar se nëse nuk do të vazhdojnë dot vetë, do të fusin edhe fëmijët në grevë.

Ato kanë komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Rama, i cili u shpreh i hapur për bisedim, por gratë janë shprehur se do të ulen të bisedojnë vetëm pasi të kenë marrë pagat.

"Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëhere do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu’’, tu shpreh një nga naftëtaret.

Të fundit