Flash News

E-TJERA

"Ju ka lezetur karrigia e deputetit"/ Açka debat me Garon: Po linçon ndaj meje, je në adrenalinën e 'Foltores'

"Ju ka lezetur karrigia e deputetit"/ Açka debat me Garon: Po

Ish-zëdhënsja e Lulzim Bashës, aktualisht zëdhënëse e 'Foltores' së Berishës, është përfshirë në një debat me deputeten demokrate Flutura Açka.

Në studion e 'Opinion', Garo iu drejtua Açkës dhe deputetit Agron Gjekmarkaj, se i ka 'lezetuar' karrigia e deputetit, sa nuk arrijnë të thonë se shumica e delagatëve dhe mbështetësve është me Berishën.

Açka ndërhyri duke i thënë Garos se ndodhet në 'adrenalinën e Foltores' duke e akuzuar se ajo po linçon ndaj deputetes. Açka i rikujtoi Garos se dikur ishte ajo që e quajti Bashën 'kryeministër' dhe të njëtën gje po bën edhe sot me Berishën.

Pjesë nga debati:

Garo: Kaq shumë të të lezetojë karrigia e deputetit. Unë kam pasur shumë respekt dhe kam qenë shumë e lumtur kur Açka ka rdhur në PD. Kam emnduar se do sjellë diçka ndryshe.

Açka:Ti je në adrenalinën e Foltotres. E dashur, pavarësisht se më shikon si deputete, ne nuk jemi politikanë, kemi ardhur nga jashtë.

Garo: Më duket politikë e pastër kjo.

Açka: Kemi qenë bashkë në një takim në Durrës me gratë demokratë. Ti i the Bashës 'zoti kryeministër i Shqipërisë'. Papritur të behët Kuvendi ju i thoni kryeministër.

Garo: Berisha ka qenë lider historik. Më çudit që në këtë rast jeni në krah të Bashës.  

Açka: Ka një nuancë linçimi ndaj meje. Kur e thoni ju çfarë mund të ndodhë në bazë.

Të fundit