Flash News

E-TJERA

“Ju sfidoj, thoni një vepër të energjive të rinovueshme që keni bërë”, Balluku-Bushati replika në Kuvend

“Ju sfidoj, thoni një vepër të energjive të

Kriza energjetike ka përplasur në Kuvend ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetin e PD Helidon Bushati.

Ky i fundit i ka kërkuar ministres që t’i tregojë një vepër të energjive të rinovueshme që qeveria ka ngritur vitet e fundit, ndërsa i kërkoi llogari pse është mbishfrytëzuar gjatë verës kaskada e Drinit, që sipas tij ky vit ka patur nivel rekord të reshjeve.

Balluku iu përgjigj deputetit duke i kujtuar se kur PD ishte në pushtet ka investuar në TEC e Vlorës duke marrë 120 mln euro kredi por që nuk u ndez asnjë ditë.

Helidon Bushati: Për diversifikimit kushtet për stabilitetin afatgjatë, veprat e energjive të rinovueshme vitet e fundit kanë patur Moglica, Banja janë vepra të PD

Ju sfidoj, një vepër të energjive të rinovueshme të viteve të fundit

Kesh nuk ka ku të harxhoj lekët dhe vendos panele fotovoltaik. Keni bërë tre ankande, Nartën që e keni pezulluar prej një vit e gjysh, askush nuk jep shpjegime pse është pezulluar, asnjë burim alternativ energjie, Pse e keni mbishfrytëzuar qershor korrik gusht , është ndër vitet me më tepër reshje , shihni nivelin e kaskadës.

Belinda Balluku: Pa përmendur emra, keni bërë investim në tecin e Vlorës 120 ,mln euro kredi të Bankës Botërore. Nuk është ndezur asnjë ditë , paguhen sot nga KESH. Këto janë investimet që keni bërë.

Karavastaja ka një vit dhe ka përfunduar fazën e lejeve, se nuk bëhen si dikur. ne flasim me vepra. Ashta është pjesë e kaskadës, tjerët nuk kanë nisur prodhimin. Nuk ka angazhim të prodhimit të Moglicë për tu lënë në Shqipëri. Ikën e shet jashtë. Është investim i huaj por nuk ka arritur kapacitetet e prodhimit. Janë të Drinit dhe hidrocentralet e vogla.

Ky sistem sa kohë ka varësi vetëm nga prodhimi hidrologjik do ketë këtë problem. Është viti i tretë me thatësirë, se ka rënë shumë shi në dy javë, kemi qenë të aftë për të mos përmbytur fushë Shkodrën dhe ju duhet të jeni mirënjohes se jeni deputet i Shkodrës.  

Të fundit