Flash News

E-TJERA

“Ju thafshin duart kush thotë se ‘s’keni punuar’”, të moshuarit-Ramës: Fitofsh dhe 3 mandate, o më i mirë i Europës

“Ju thafshin duart kush thotë se ‘s’keni

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mesditën e sotme në Rrëshen, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për të moshuarit.

Kreu i mazhorancës u prit me duartrokitje nga të moshuarit, ku këta të fundit nuk nguruan ta lavdëronin dhe të sulmonin opozitën.

Pjesë nga Biseda:

Rama: Këta të PD nuk rrinë dot pa i ngrënë ato parvazet?”
Zyrtari vendor: Ata janë të shkatërrimit. Nuk rrinë dot
Rama: Ja u ka fajin bukura dhe godina
Zyrtari vendor: Si gjithmonë iu vret sytë e bukura

E moshuara: Urime kryeministri më i madh dhe më i mirë i Europës
Rama: po po, më i gjatë i Europës
E moshuara: Urime, suksese
E moshuara tjetër: Kush thotë që nuk keni punuar, ju thafshin duart
I moshuari tjetër: Po të jeni ju mirë, jemi dhe ne
Rama: Ne duam që ju të kini kujdes, se ju kemi futur ushtarë në trup, që të luftojnë. Por duhet t’i lëmë pak këta ushtarët që të rriten. Uluni!
E moshuara: Të rujt Zoti. Kishim qejf me të pa.
Rama: Ja më patë

I moshuari: Fitofsh dhe 3 mandate të tjera zoti kryeministër.

Të fundit