Flash News

E-TJERA

Juglindja e izoluar prej 4 ditësh, ARRSH 'premton' rrugë tjetër alternative, por pa afat

Juglindja e izoluar prej 4 ditësh, ARRSH 'premton' rrugë

Teksa situata në aksin rrugor Librazhd-Pogradec paraqitet kritike, kreu i ARRSH Ami Kozeli deklaroi se përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, do të ndërtohet një rrugë e re alternative.

Vendimi u bë i ditur në një konferencë të përbashkët me zv.ministirin e MIE dhe përfaqësues të institucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve.

Kreu i ARRSH tha se do të bëhet edhe prishja e urës ekzistuese e cila ka pësuar shembje. Kujtojmë se dhe bypass-i alternativ i ndërtuar që ishte planifikuar të lehtësonte qarkullimin, u shemb për shkak të rreshqitjeve.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.

Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”, tha kreu i ARRSH.

Të fundit