Flash News

E-TJERA

Juglindja prej 10 ditësh e bllokuar, nesër hapet segment alternativ në aksin Librazhd–Prrenjas

Juglindja prej 10 ditësh e bllokuar, nesër hapet segment alternativ

Pas 10 ditësh i bllokuar, rruga e re alternative në zonën e “Arrave të Gurrës” në Librazhd pritet të rihapet nesër në orën 12:00 për qarkullimin e automjeteve të martën. 

Kreu i ARRSH, Ami Kozeli u shpreh për mediat se ky aks do të ketë një gjatësi prej 1.3 km dhe se do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e mjeteve. 

Rruga do të hapet nga dita e nesërme në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe me masat që morëm me devijimin e rrjedhës së lumit, që të mos godiste më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshqitur, kemi bërë punën përgatitore për të mundësuar hapjen e trafikut.

E theksoj se ishte e domosdoshme, pasi punimet që do të nevojiten për rrugën alternative mbi lumin Shkumbin dhe ne krah të hekurudhës, do të duan të paktën 60 ditë sipas vlerësimeve tona.

Ky aks do të ketë një gjatësi prej 1.3 km dhe një lartësi nga 5 metër deri në 10 metra. Segmenti i ri do të jetë i hapur për të gjitha mjetet, ne kemi katër ditë që e mbajmë në testim me të gjitha mjetet e rënda, dhe nuk ka shfaqur asnjë lloj cedimi.

Aksi paralel do të ketë një gjerësi prej 9 metrash, pra janë dy korsi nga 3.5 metër dhe dy pankina në secilën krah dhe do të jetë i aksesueshëm nga të gjitha mjetet”, tha Kozeli. 

Të fundit