Flash News

E-TJERA

Jurgis Çyrbja u kap në Durrës! Në pranga edhe një person tjetër

Jurgis Çyrbja u kap në Durrës! Në pranga edhe një

Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Burime të “Balkanweb” bëjnë me dije se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Ish-deputeti i PS, është arrestuar pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Përveç kësaj akuze, Çyrbja akuzohet edhe për një çështje tjetër. Ish-deputeti ka deklaruar se lënia e mandatit nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.

Të fundit